Pse u tërhoq nga kandidatura për Himarën djali i Belerit? E zbulon Vangjel Dule

Deputeti Vangjel Dule, ka zbuluar në Euronews Tonight arsyen e tërheqjes nga gara të djalit të Fredit Belerit, Petro Beleri. Sipas tij  së pari, këto janë propozimet e komunitetit, pavarësisht se u fol për mundësinë që pati petro Beleri për të shpallur kandidaturën e tij.

“Ishte edhe vetë ai që nuk dëshiroi të përfshihej në betejën elektorale të 4 gushtit. Pas përfundimit të këtij komunikmi nga ana e tij, konkluzioni ishte që të kandidojë një Petro tjetër, po aq i mirë, Petro Gjikuria” –deklaroi Dule.

Ky vendim nga djali i Fredi Belerit, sipas deputetit, ka ardhur pas një konsultimi të gjerë me grupimet komunitare në Himarë, por edhe me shoqatat përfaqësuese të eimgracionit në Greqi dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Petro Gjikuria, është emri me të cilin opozita do të garojë  në zgjedhjet e 4 gushtit përballë Vangjel tavos nga Partia socialiste.