Për çfarë po diskutojnë? Rama takon Mitsotakis në Angli
Kryeministri Edi Rama është takuar me homologun grek Qirjakos Mitsotakis në Pallatin Blenheim të Anglisë, ku ndodhen në kuadër Samitit të Komunitetit Politik Europian.
Ndonëse mes dy liderave tensionet janë rritur ndjeshëm për shkak të çështje së Fredi Belerit, në këo fotografi të postuara nga Elisa Spiropali, ata duken teksa flasin të qetë.
I pranishëm është edhe Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel.
“Blenheim Palace, Mbretëria e Bashkuar. Në margjina të Samitit të Komunitetit Politik Europian, me Presidentin e Këshillit Europian, Charles Michel dhe kryeministrin e Greqisë, Kyriakos Mitsotakis”, shkruan Spiropali në rrjetet sociale.
Kujtojmë se ditën e sotme, Kuvendi i Shqipërisë miratoi një projekt deklaratë ku kërkon heqjen e Ligjit të Liftës me Shqipërinë nga ana e Greqisë.