Nga Saranda në Qeparo me taksi, gazetarët nga Kosova rrëfejnë “tmerrin”
Nga Berat Buzhala
E morem nje taxi dje me na çu prej Sarandes ne Qeparo, per me e rifillu ecjen ku e kishim len nje nate me pare. Taksisti ishte nje burre rreth te 60’ave, qe e ngiste nje Mercedes 15 vjet te vjeter. Ishte aq i kujdesshem me veturen e tij, sa ne sediljet mbrapa kishte vene jastek, ne menyre qe bythet e papastra te pasagjereve te mos ia demtonin ngjyren origjinale te uleseve.
Temperatura jashte ishte mbi 30 grade, kurse brenda ne veture ishte disa grade me lart. Klimen e kishte leshuar ne minimum, ose fare. Kur provova ta hape dritaren mbrapa, ajo nuk hapej. I kishte bere lock. Aq i zymte dhe i pashprese dukej taksisti sa nuk pata guxim qe t’i thosha nese mund t’i hapte xhamat se po vdisnim.
Kur e kaluam gati gjysmen e rruges dhe kur tashme ishim mbuluar ne djerse dhe po na vinte te kthenim cdo gje qe e kishim ne bark, Visari e theu akullin dhe e luti nese mund ta leshonte klimen edhe pak me shume.
Po, tha, dhe e kapi me shume delikatese butonin e klimes. Eshte e veshtire me e shpjegu me shkrim kete situate, por po provoj.
Gjeneratat me te reja mund te mos e dine, mirepo me heret radiot nuk kane qene automatike, sikur tash. Valet e tyre duhej zene me kujdes, duke e rrotulluar butonin. Pastaj, kur arrinim ta zinim stacionin qe donim, i benim edhe disa levizje te kujdesshme qe t’i kapnim frekuencat ne menyre perfekte. Pra, nevojitej shume lehtesi dhe suptilitet, sepse fluturoje ne stacionin tjeter.
Me fjale te tjera, shoferi i jone ashtu disi e levizi butonin e klimes. Kur ne po ziheshim brenda, ai, si nje kirurg preciz, e shtyu butonin per disa nanomilimetra. Kaq ishte. Nuk kishte me shprese.
Gjendjen e bente edhe me te sikletshme nje tablet i tij i improvizuar, ku ai po e leshonte nje muzike polifonike, por jo nga origjinalet. Ishte tallava polifonike. Si cdo gje tjeter, edhe aty ishte kujdesur qe zeri i muzikes te ishte ne minimum. Por heshtje brenda ne veture ishte aq e madhe, sa muzika te shurdhonte.
Kthesat e rruges per ne Qeparo po e benin te veten. Kur zbritem ne destinacion ne te trete po kerkonim vend per te vjellur.