Mandati i Fredi Belerit shpallet i pavlefshëm nga KQZ
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shpalli të pavlefshëm mandatin e Fredi Belerit.
Në mbledhjen ku ishte i pranishëm edhe vetë Beleri, u diskutua nëse mandati i i tij duhej zgjidhur përmes ligjit të dekriminalizimit apo përmes ligjit të organeve të qeverisjes vendore.
Avokatja e Fredi Belerit tha se mungon shkaku juridik për t’u vënë në lëvizje dhe për të diskutuar mbi mandatin e Belerit.
Eridian Salianji, përfaqësuesi i Partisë Socialiste në KQZ, tha se përsa kohë kemi një vendim të Apelit të formës së prerë, bazuar edhe te ligji i dekriminalizimit, Fredi Beleri nuk mund të ushtrojë funksionet publike.