Kryebashkiaku i Lezhës: Ja pse zgjedh t’i kalojë pushimet në Sarandë

Shqipëria po përballet me një numër shumë të lartë turistësh këtë sezon veror, teksa mjaft i preferuar është edhe plazhi i Shëngjinit.

Në një intervistë për emisionin “Mirmëngjesi Shqipëri” në RTSH, kreu i bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu tha se plazhi i Shëngjinit, për të tretin vit radhazi, është më i mirëmenaxhuari, veçanërisht sa i përket pastërtisë.

Ai u shpreh se suksesi qëndron te krijimi i një sistemi menaxhimi bashkë me kompanitë e pastrimit.

Por, nder te tjera Ndreu ka deklaruar se pushimet e tij me familjen zgjedh ti kaloje ne qytetin e Sarandes.

Kjo sipas tij per shkak se ne Shengjin nuk mund te shmange dot takimet me njerezit dhe problematikat qe mund te has.

Per kete kryebashkiaku i Lezhes eshte shprehur se Saranda mbetet zgjedhja e tij e preferuar per te kaluar pushimet verore.