Gazetari ironizon thirrjet për uljen e çmimeve në jug
Klodian Tomorri, gazetari i njohur i ekonomisë ka ironizuar thirrjet për uljen e çmimeve në disa zona turistike. Këto ditë, Blendi Fevziu dhe disa emra të tjerë publikë kanë bërë thirrje për uljen e çmimeve që të rritet turizmi. Ndërsa Tomorri e konsideron këtë budallallëkun më të madh.
Statusi i Klodian Tomorrit
Thirrjet per ulje cmimesh qe u behen bizneseve ne Jug nga mendimtaret e medhenj te vendit jane kryeveper.
Behet fjale per biznese, te cilat jane ne kushte te plota konkurrence dhe qe nuk zoterojne asnje licence apo te drejte ekskluzive publike.
Keta u bejne thirrje restoranteve dhe hoteleve te Jugut qe te ulin cmimet, por jo monopoleve kombetare ne sherbime apo asete publike. Eshte kryeveper kjo nga te gjitha anet.
1-Kush eshte njeriu qe e percakton se cili eshte cmimi optimal i nje produkti dhe sherbimi? Sa duhet te jete cmimi i nje nate ne hotel ne jug psh dhe pse pikerisht aq?
2-Kujt i dhemb me shume renia e kerkeses (nese ndodh) ne nje biznes, pronarit te biznesit apo mendimtareve qe bejne thirrje per ulje cmimesh?
3-Cfare ndodh nese pronaret e bizneseve kthehen dhe bejne thirrje qe intelektualet publik te ulin kerkesen per rrogat qe marrin se me rrogat e larta po demtojne pavaresine e tyre intelektuale?