E vërteta e “betimit” të Fredi Belerit në Strasburg
Prej disa ditësh, lajmi kryesor në mediat shqiptare dhe ato greke, është “betimi” i Fredi Belerit si eurodeputet në Strasburg.
Në fakt, Fredi Beleri nuk do të bëjë ndonjë betim.
Kjo, pasi nuk ka asnjë procedurë betimi në Parlamentin Europian, as për Belerin, as për ndonjë eurodeputet tjetër.
Ata konsiderohen si eurodeputetë në momentin që institucioni qe menaxhon zgjedhjet ne vendet anëtare të BE (në rastin e Greqisë, Ministria e Brendshme) lajmëron Parlamentin Europian (sekretariatin) për listën e fituesve.
Pra Beleri shkon në Strasburg si gjithë të tjerët dhe fillon merr pjesë në punimet e Parlamentit.
Por s’ka asnjë procedurë betimi, ndryshe nga se përpiqen te paraqesin grekët.
E vetmja gjë që do bëjë, është deklarimi i aseteve dhe llogarive bankare.
Ndaj, duhet marrë më qetë kjo punë, ndryshe nga sa e paraqesin grekët, si ndonjë triumf dhe revansh i Fredi Belerit, ndaj Shqipërisë.
Ai do jetë aty një nga të shumtët!