Dule: Cilido kandidat i opozitës fiton zgjedhjet në Himarë
Partisë për Bashkimin e të Drejtave të Njeriut, Vangjel Dule, e ka cilësuar shkelje të rëndë vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për të shpallur pavlefshmërinë e mandatit të Fredi Belerit, kryetar i zgjedhur i Bashkisë së Himarës, i dënuar nga Gjykata e Apelit Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit me 2 vite burg për akuzën e korrupsionit zgjedhor.
Dule, gjatë një prononcimi për mediet, tha se cilido kandidat që do të paraqitet nga opozita, do të dalë fitues përballë kandidatit të Partisë Socialiste në Himarë.
“Ajo që ndodhi me Fredi Belerin dhe Himarën është jetike që mos të ndodhë me Tiranën dhe Kukësin, apo Dropullin. Nëse e konsiderojmë mision për vendin tonë, që të realizojmë zgjedhje të lira dhe të ndershme, do ju ftoja që të shikoni këtë proces. Ju them me siguri se cilindo nga qytetarët e regjistruar si zgjedhës në bashkinë e Himarës, këdo që të zgjedhë koalicioni jonë, do të jetë fitues ndaj Ramës”, tha Dule.
Dule tha se ky vendimi i KQZ, por edhe shumë vendime të tjera më herët, kanë për qëllim vijimin e procesit të tjetërsimit të pronave në Himarë.
“Fatkeqësisht për këto shkelje autori e frymëzuesi i këtij procesi politik të rrëmbimit të bashkisë së Himarës për të vijuar procesin e tjetërsimit të pronës në favor të klientelës së tij, Rama përdori institucione që s’duhet të kishin rënë re e këtyre qëllimeve”, tha Beleri.
Ai tha se KQZ duhet të jetë garanti i themelit të shtetit të së drejtës dhe demokracisë funksionale që buron nga vota e lirë.
“Nuk u përmbush e drejta e tij për të zgjedhur dhe për t’u zgjedhur, si edhe për pengimin e betimit të tij. U shkel prezumimi i pafajësisë. U shkel e drejta e komunitetit himariot për të zgjedhur. Flasim për situata dhe shkelje që duhet të vëmë alarmin për atë që ndodh, në procesin e zgjedhjeve, me votën e lirë dhe shtetin e së drejtës”, tha Dule.