Borshi ekonomik, mbushet me pushues/ Bizneset nuk kanë ndryshuar çmimet nga nja vit më parë

Fshati turistik i Borshit i njohur si një destinacion mjaft ekonomik për pushuesit familjarë, nuk ka ndjerë mungesë mungesën e turistëve këtë vit.

Për këtë duket se ka ndikuar fakti që operatorët vendas, nuk kanë rritur çmimet krahasuar me një vit me parë.

“Ne Borsh nuk ndihet ajo qe po përflitet ne jug, dhe kjo vjen si pasojë e faktit që çmimet qoftë të shezlloneve, të hotelerisë janë të njëjta me vitet e kaluara, ne jemi përpjekur të ruajmë klientelën, edhe pse çdo asortiment është rritur, ne po i mbajmë të njëjtat çmime”.

Qetësia, uji i kristaltë, ushqimi i mirë, janë këto veçori që turistët i rikthen vit pas viti në Borsh.

“Janë disa arsye që klientët rikthehen dhe mbeten besnike te Borshit, klima është shumë e bukur, kemi malin, kemi edhe detin afër, njerëzit këtu janë shumë mikpritës, ne po përpiqemi të mbajmë të njëjtin standard në çmime…”

Kjo familje nga Parisi është rikthyer në Borsh pas disa vitesh, pasi shija e parë që kishin nga fshati turistik ishte e mirë.

“Ne jemi kthyer pas 8 vjetësh sepse na kishte marrë malli për për ketë natyrë, për ushqimin dhe njerëzit këtu, dhe donim pushime shume te bukura dhe jo shume të shtrenjta.”

Për më të vegjlit Borshi është një surprizë shumë e bukur, ndërsa thonë se e kanë sugjeruar te miqtë e tyre francezë.

“Erdhëm këtu për pushimet verore, është shumë bukur pranë detit. Në Paris tani temperaturat nuk janë të larta dhe donim një vend të nxehte për pushime. Është hera jonë e dytë, kemi ardhur përpara disa vitesh, por atëherë zona nuk ishte kaq e zhvilluar sa tani. Ishte vetëm një fshat, ndërsa tani ka ndryshuar dhe ishte si një surprizë për ne qe kishim vite pa e parë.”

“Kam folur me miqtë dhe u kam dërguar foto të detit dhe momenteve që shijoj këtu, edhe ata duan të vijnë për vizitë.”

Borshi me resurset natyrore dhe çmimet e lira, ka arritur të tërheq deri në 70% të turistëve të huaj.