Sarandë. Ndërtuan pa leje, vihen në pranga
Po ndërtonte pa leje, një objekt, por vihet në pranga nga policia 52-vjeçari.
Policia tha se u kapen në flagrancë 2 shtetasit që po kryenin punimet për ndërtimin e paligjshëm të një objekti. Ndërkohë që jjeri ra në pranga, të tjerët u procedohet në gjendje të lirë tjetri.
Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e rasteve të ndërtimeve pa leje, veçanërisht në zonat urbane dhe ato bregdetare, shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, bazuar në informacionet se në lagjen nr. 3, Sarandë, po ndërtohej pa leje, një objekt, kanë ushtruar kontroll në zonë.
Nga kontrollet rezultoi se në vendin e quajtur “Heremec”, po kryheshin punime për ndërtimin e një objekti (kioskë), pa leje nga organet kompetente. Gjithashtu, në këtë vend ishte ndërtuar pa leje edhe një tjetër objekt (kioskë). Në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariarit të Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin A. R., 52 vjeç, banues në Sarandë, i cili kishte financuar ndërtimin e këtyre 2 objekteve, me qëllim përdorimin për biznes.
Gjithashtu, u arrestua në flagrancë shtetasi F. L., 51 vjeç, banues në Sarandë dhe u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për shkak të moshës, për shtetasin A. R., 71 vjeç, banues në Sarandë, të cilët u kapën në flagrancë duke kryer punimet për ndërtimin e paligjshëm të objektit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”.