Kongresi zgjedhor i PS, Blendi Klosi takim me strukturat e PS Sarande, Delvine, Konispol dhe Finiq

Drejtuesi politik i qarkut Vlore, Blendi Klosi, ka zhvilluar nje mbledhje me strukturat e PS Sarande, Delvine, Konispol dhe Finiq.

Fokusi ishte tek zhvillimi i Kongresit Zgjedhor të Partisë Socialiste në datë 20 korrik.

POSTIMI

Me strukturat e Partisë Socialiste🌹 Sarandë, Delvinë, Selenicë, Finiq dhe Konispol.

Pasi përfunduam me sukses procesin e Rienegjizimit të çdo strukture, anëtarësimeve të reja dhe zgjedhjeve për delegatët sipas parimit një anëtar një votë, bëhemi gati për zhvillimin e Kongresit Zgjedhor të Partisë Socialiste🌹 në datë 20 korrik.

Kongresi do të zgjedhë Asamblenë e re Kombëtare si edhe do të trajtojë edhe një pasqyrë të gjendjes së përgjithshme në vend për të projektuar punën për programin e mandatit të katërt qeverisës në funksion të vizionit “Shqipëria 2030”.

Partia Socialiste🌹 është e vetmja forcë politike transformuese e vetëvetes me synim suksesin në çdo garë elektorale.

#KrenarpërShqipërinë❤️🦅
#VetëmPërpara➡️🇪🇺
#SHQIPËRIA2030🇦🇱