EMRI: Arrestohet hajduti serial në Sarandë, akuzohet se vodhi marketin

Policia e Sarandës ka vënë në pranga 45-vjeçarin Gentjan Xhaferi, banues në Ksamil, të dyshuar si autor i një vjedhje.

Xhaferi dyshohet se rreth orës 17.20 të 27 qershorit, ka vjedhur 75.000 lekë të reja në supermarket “Oqean” në lagjen nr.1 të Sarandës.

Nga sa rezulton, Xhaferi ndodhej në masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” të cilën e ka thyer dhe për këtë përveç vjedhjes do t’i rëndojë edhe një akuzë tjetër.

Ai rezulton me disa precedentë penalë për vjedhje, ndërsa herën e fundit ka qenë i arrestuar në nëntor 2023 për tentativë vjedhje në Sarandë.