Atentat apo aksidentale? Misteri pas vdekjes së biznesmenit Armandi Nelaj! Policia në pritje të ekspertizës së shkaqeve të shpërthimit
Një grup hetimor po vijon punën për të zbardhur shkaqet e shpërthimit nën ujë ku mbeti i vdekur biznesmeni Armandi Nelaj dhe nëse kemi të bëjmë me një vrasje apo me ngjarje aksidentale.
Burime bëjnë me dije se grupi hetimor ka mbledhur disa pjesë metalike në vendin e shpërthimit, të cilat janë dërguar në Laboratorin e Policisë Shkencore për t’u ekzaminuar, rezultatet e të cilit do të përcaktojnë në mënyrë të saktë çfarë lënde është, tritol apo keqfunksionim të bombolës së oksigjenit. Nuk dihet akoma vendi nga ku është nisur në breg 52-vjeçari. Mësohet se familjarët nuk kanë shfaqur dyshime për të persona të tjerë, çfarë nuk ka ndihmuar shumë hetuesit në konkretizimin e një piste të saktë. Vetë Nelaj raportohet se nuk kishte pasur konflikte me njeri, por gjithsesi hetuesit po vijojnë me verifikimet.
ndodhi në orën 22:00 të 24 qershorit 2024, kur gjithë vëmendja ka qenë në ndeshjen Shqipëri – Spanjë.