Vijon “pelegrinazhi” te qelia e Belerit, Mitsotakis çon deputetin e tij në burgun e Fierit

Eurodeputeti grek Manolis Kefaloyannis do të vizitojë ditën e sotme Fredi Belerin, në ambientet e burgut të Fierit.

Sipas njoftimit zyrtar, Kryetari i Komisionit të Asocim Stabilizimit BE – Shqipëri, pritet që në orën 11.00 të kësaj të hëne të zhvillojë një takim në burg me Belerin.

Po ashtu bëhet e ditur se Kefaloyannis do të takohet edhe me përfaqësues të minoritetit grek në Shqipëri për të diskutuar rreth çështjeve që ata i shqetësojnë.

Kefaloyannis mësohet se ndodhet në Tiranë prej ditës së djeshme, teksa të dielën e Pashkëve ka ndjekur meshën në Katedralen Orthodhokse të Ngjalljes së Krishtit në kryeqytet.

Më 5 mars Gjykata e Posaçme e dënoi me dy vite burg Fredi Belerin pasi e gjeti fajtor se ka blerë vota për zgjedhjet e 14 majit 2023.