Turizmi në Sarandë/ Operatorët optimistë, dyfishojnë pagat e punonjësve
Industria e turizmit në Sarandë është gati të shënoj një tjetër vit turistik të suksesshëm. Sipas Arben Çipës, kreut të operatorëve turistik në Sarandë, pritshmëritë e operatorëve mbi fluksin e turistëve janë më të larta këtë vit.
“Besoj se sivjet do te jete me mire se vitin e kaluar, kjo do te thotë se vjet ishim te kënaqur, ndërsa sivjet do te jemi te kënaqur në katror përsa i perket prezencës turistike.” Të rinjtë do të jenë ata që do ta vizitojnë më së shumti qytetin jugor. Njësoj si vitin e shkuar spanjollët, italianët, francezët dhe italianët do të jenë më të shumtë, por surprizë këtë vit janë turistët nga Anglia.
Për të përballuar numrin e lartë të turistëve operatorët në Sarandë, kanë dyfishuar pagat në sektorin e shërbimit. “Sivjet kemi gjetur një metodë tjetër për ta përballuar, dhe do të jetë sërish vit prove, por midis nesh kjo, në lidhje me punonjësit, punonjësit këtë vit paguhet dy herë më shumë se vitin e shkuar , dhe e kemi kthyer kështu çështjen e trajtimit të punonjësve tanë në çështje besimi dhe padyshim vlerësimi ekonomik. Nga ana e shërbimit mendoj se do t’ia dalim edhe pse numri i turistëve do të jetë më i lartë se vjet.”, tha ai për Abcnews. Saranda po merr të gjitha sinjalet, për të qen qendra e turizmit veror.