Kryetari i PS Athinë: 5 mijë vetë në takimin e Ramës
Shuhen zërat për anulimin e vizitës së kryeministrit Edi Rama në Athinë.
Ai do të jetë i pranishëm në një event që do të organizohet me pjesëmarrjen e rreth 5 mijë emigrantëve shqiptarë, në kuadër të turit që Rama ka nisur për “Takimet me Diasporën”.
Kreu i degës së Partisë Socialiste në Athinë, Jan Haxhi ka konfirmuar vizitën e Ramës, duke deklaruar se Ministria e Jashtme greke është shprehur se kryeministri shqiptar është i mirëpritur të takohet me bashkëatdhetarët e tij.
Më herët në media u raportua se autoritetet greke po vështirësonin vizitën e Ramës në Athinë, duke ndërhyrë që të mos jepej leje për sallat e mëdha ku do të organizohej eventi.
Po ashtu, homologu i tij Qirjako Miçotaqis, nuk do të takohet me Ramën, pasi ka deklaruar se do të largohet jashtë shtetit.