Hedhja e mbeturinave jashtë kontenierëve të përcaktuar, reagon kryebashkiaku Oltion Çaçi
Nje subjekt privat ne Sarande ka bere nje gjest te shemtuar duke hedhur mbeturina jashte konteniereve te percaktuar.
Pas identifikimit nga ana e Policise Bashkiake dhe ndeshkimi me gjobe, ka ardhur dhe reagimi i kryebashkiakut Oltion Çaçi.
“Policia Bashkiake Sarandë, vazhdon të konstatojë raste flagrante të hedhjes së mbetjeve urbane jashtë kontenierëve të përcaktuar.
Në rastin më të fundit, subjekti privat zdrukthtari u identifikua, u gjobit në bazë të legjislacionit në fuqi dhe sigurisht e pastroi vetë mjedisin.
Dënojmë akte të tilla papërgjegjshmërie dhe risjellim edhe njëherë në vëmendje të qytetarëve dhe subjekteve private faktin që nuk lejohet asnjë mbetje urbane që të hidhet jashtë kontenierëve.
Hedhja e tyre bëhet vetëm tek vendet e përcaktuara dhe çdo veprim i kundraligjshëm do të dënohet rreptësisht sipas legjislacionit në fuqi deri në pezullim të aktivitetit privat”, shkruan kryetari i bashkise Oltion Çaçi.