Goditet me qytën e pistoletës gjatë një sherri në Sarandë, 31 vjeçari përfundon në spital

Një sherr ka ndodhur gjatë natës në Sarandë, ku një person është goditur me qyte pistolete.

Ngjarja në shëtitoren e qytetit afër mesnate. Kristo Ballkoni, 31 vjec, banues në Sarandë dyshohet se është goditur me qytë pistolete në pjesën e fytyrës.

Ai është transportuar me urgjencë në spitalin e Sarandës ku ka marrë ndihmën e parë për shkak të plagëve në fytyrë.

Policia prej mesnatës ka nisur hetimet për ngjarjen e rëndë dhe po grumbullon pamje filmike me qëllim identifikimin e autorëve.