Duhej t’i shërbente dy bashkive Delvinë dhe Finiq, por spitali i Delvinës është pa mjekë dhe i rrënuar
I llogaritur që tu shërbejë shëndetit të banorëve të dy bashkive, Delvinës dhe Finiqit, spitali bashkiak “Ismet Shushi” në Delvinë duket se nuk po arrin dot të mbajë as veten.
Investimet në infrastrukturë nuk kanë nevojë për koment pasi janë të dukshme se në cfarë gjendje janë.
Ndërsa posterat sensibilizues për pacientët krijojnë një kontrast absurd mes asaj që këshillojë dhe gjendjes së ambienteve të brendshme të spitalit ku janë vendosur.
Situata pranohet edhe nga vetë drejtori I këtij spitali, i cili me sa duket është kthyer thjesht në një qendër që jep ndihmën e parë, duke angazhuar edhe mjekët e familjes.
Nëse investimet do të mungojnë edhe në vazhdim, atëherë nuk do të jetë e largët dita që ky spital do të njihet vetëm si godinë, pasi shërbim në ndihmë të shëndetit të banorëve nuk do të mund të ofrojë më.