Ndahet nga jeta inxhinieri elektrik i talentuar Vatutin Kusaraj
Nga Shpresa DINE & Vladimir KODHELAJ
Sot ishte një ditë e trishtë. U largua nga kjo jetë biri i Sarandës, Vatutin Kusaraj. E dhimbshme si çdo ditë kur nga gjiri ynë, nga qyteti ynë ikën një njeri i mirë, personalitet, qytetar model. Sa miq të shtrenjtë bashkëshort të përkushtuar, prindër të fëmijëve të edukuar ikin nga mezi ynë për t’u ngjitur në qiellin e parajsës atje ku e kanë vendin njerëzit e mirë. E dhimbshme kjo ditë sot pasi u nda nga jeta inxhinieri i talentuar, mjeshtri i energjitikës.
I talentuari nga specialistët më të spikatur jo thjesht në qytetin e Sarandës, po i gjithë Shqipërisë, Vatutin Kusaraj. Po kush ishte inxhinieri i shquar, njeriu i hidrocentraleve, njohësi i energjitikës shqiptare, Vatutin Teki Dako? Të gjithë ne sarandiotët e njohim Vatutin Kusaraj, prindin shembullor, burrin fjalëpakë, njeriun e punës të papërtuarin që nuk njihte as ditë as natë por vetëm punën, që e pati simbol të gjithë jetës së tij, i papërtuar dhe mik me të gjithë, i afërt dhe i urtë.
Vatutin Kusaraj lindi në Delvinë, më
17 tetor 1950 nga një familje e spikatur e patriotike e njohur.
Shkollën 7- vjeçare e kreu në Përmet dhe Gjirokastër, duke qenë fëmijë ushtaraku.
Gjimnazin “Hasan Tahsini” në Sarandë e përfundoi në ( vitet 64-68). Mandej në vitet 1968 – 1973 Vatutini kreu studimet e larta në Universitetin
Politeknik në degën Inxhinieri Elektrike. Në vitet 1973 sa kishte dalë nga bankat e Universitetit deri në 1984 Vatutin Kusaraj ishte ndër inxhinierët e parë elektrik që mori pjesë në ndërtimin e Uzinës së Përpunimit të Thellë të Naftës në Ballsh. Prej këndej ka vijuar punën pranë Hidrocentralit të Bistricës si kryeinxhinier në vitet 1984 deri në vitin 1989. Prej këndej shkoi në Ndërmarrjen Komunale Banesa si përgjegjës i sektorit elektrik. Duke vijuar në vitet më pas në Ndërmarrjen e Ujësjellës Kanalizime.
Nga vitet 2000 e në vazhdim Vatutini ushtroi profesionin e tij privatisht.
Kush punoi me inxhinier Vatutinin dhe nuk u miqësua me të? Cili bisedoi dhe nuk gjeti përgjigje jo thjesh për profesionin por edhe për probleme të vështira?
I rritur në një familje me kulturë me babanë e tij Teki Kusaraj, i cili ishte ushtaraku i njohur, me mamanë e thjeshtë dhe të urtë me një familje model dhe bashkëshorte të nderuar, qytetar dhe korrekt deri në pafundësi me fëmijë të edukuar la pas emrin e qytetarit të respektuar e të nderuar.
Vatutin Kusaraj si specialist i energjisë ishte njëherësh edhe qytetari i përkushtuar dhe i devotshëm.
Thjeshtësia e Vatutin Kusaraj ishte e dallueshme kur ishte thjesht inxhinjer i ri, por edhe si drejtues në krye të ndërmarrjeve më të rëndësishme të Sarandës. Do t’i mungosh familjes inxhinxhinier! Do të na mungosh të gjithëve ne që të njohëm dhe u rritëm me Ty.
Do t’i mungosh Sofikës, bashkëshortes tënde, një gruar model, fëmijëve të tu. Ti ike sot Vatutin në rrugën pa kthim! Po le mbrapa historinë e jetës tënde të vrullshme e plot jetë. Ike Vatutin Kusaraj dhe le pas dhimbjen dhe emrin tënd të mirë. Jeta është një proces biologjik. Po është edhe proces shoqëror. Ka një ditë largimi po Ti do mbetesh përjetë Vatutini i urtë e i papërtuar, njeriu i mirë dhe qytetari i devotshëm që ke shënuar emrin tënd në piedestalin e pavdeksisë. Se Ti, Vatutin do të mbetesh simboli i njeriut të
mirë, të ndershëm, qytetarit të përkushtuar për tërë jetën tënde.
Dhe të gjithë që të njohën e ishin bashkëkohor me Ty do të thonë.
Inxhinier Vatutini rron e do të rrojë mes nesh me emrin dhe dinjitetin e spikatur.
Kështu do të kujtojmë gjatë tërë jetës sonë!