Vangjel Tavo merr pjesë në iftarin e organozuar në Sarandë nga kryebashkiaku Oltion Çaçi
Prefekti i ri i qarkut tr Vlores Vangjel Tavo, ka marre pjese diten e djeshme ne nje iftar te shtruar nga kryebashkiaku i Sarandes Oltion Çaçi me rastin e muajit te Ramazanit.
Ne postimin e tij Tavo shkruan:
“I nderuar të merrja pjesë në iftarin e shtruar nga z. Oltion Çaçi, Kryetar i Bashkisë së Sarandës.
Të gjithë besimtarëve myslimanë i uroj që Zoti jua pranoftë lutjet dhe agjërimin, dhe që muaji i Ramazanit të jetë i qetë, i begatë, i bekuar plot dritë dhe paqe!
Ramazani i bashkon njerëzit për të përhapur mesazhin e dashurisë së vërtetë, mirësisë dhe harmonisë gjatë kësaj stine të shenjtë!
Zoti jua lehtësoftë sakrificën dhe paqja dhe bekimet e tij qofshin mbi ju gjatë kësaj kohe të veçantë të agjërimit dhe lutjes!”, shkruan ai.