Policia i gjeti shufër metalike në makinë, pranga 60-vjeçarit në Sarandë
Policia në Sarandë ka arrestuar një 60-vjeçari, pasi i është gjendur një shufër metalike në makinë. Burime zyrtare bënë me dije se bëhet fjalë për Agim Likën.
Njoftimi i Policisë së Sarandës:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin Agim Lika, 60 vjeç, pasi gjatë kontrollit në automjetin e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një armë të ftohtë (shufër metalike).