Lajm i hidhur për 7-8 Marsin në Sarandë
Përsëri tronditen zemrat e qyetarve sarandjot nga dhimbja që përjetohet nga vdekja.
Sot ka mbyllur sytë përgjithmonë, pas një sëmundjeje të gjatë kuruese po të pashërueshme, mësuesja e nderuar e gjuhë-letërsisë Minushe Demaj.
Një qytetare dhe intelektuale me vlera dhe me një personalitet model si në punë dhe në jetën publike e familjare.
Pata fatin t’a njoh si mësuesen e vajzës sime dhe i lumtur që njoha një njeri me vlera të mëdha por kjo shton më shumë dhimbjen që shkakton largimi i sajë i parakohshëm nga jeta.
Rrugëtim të mbarë drejt Parajsës Njeri i mirë dhe i nderuar që le pas gjurmë të ndritura e të shkëlqyera. Do rrezaton në kujtesën tonë përherë mirësinë e shpirtit njerëzor.
Të qoftë dheu i lehtë e të prehesh e qetë. Lotët janë aq të shumta sa meken fjalët. Amin.
Agron Mema