Kërcënon Adriatik Lapaj: Po dolëm në shesh, s’kthehemi më! S’u bëj xhiro në Kryeministri njerëzve unë, si Saliu me Metën
Drejtuesi i Lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj nuk e ka përjashtuar si mundësi protestat, megjithatë ai paralajmëron se në rast se do të thërrasë qytetarët në protestë, nuk do t’i ngjajë protestave të bëra deri më tani nga opozita.
I ftuar në A2 CNN, në Ditarin e pasdites me gazetaren Bruna Çifligu, Lapaj i shpreh i bindur në pjesëmarrje masive.
“Kur të dalim në shesh nuk do kthehemi më, nuk bëjmë nga këto, bëj një vizitë aty, po dolëm nuk kthehemi pas, nuk i shoh njerëzit si thasë çimento, njerëzit janë identitete, njerëzit kanë vlera”, u shpreh ai.
Duke u ndalur të zhvillimet aktuale, ndonëse tha se nuk i ka ndjekur me kërshëri, u shpreh se opozita ka qenë në të drejtën e saj për kërkesat e parashtruara dhe tërheqja e mazhorancës dhe ulja në tryezën e diskutimeve “i bën nder”.
“S’merrem fare me këta, më krijojnë bezdi në komunikim, në mënyrën e komunikimit, nuk e kemi më këta garën, e kemi me veten, për të qenë me ide të mira dhe për të qenë njerëz që nuk biem pre e veseve. Kjo opozitë ka pasur të drejtë, fakti që mazhoranca është tërhequr i bën nder”, u shpreh Lapaj.
Bashkimi Bardhi-Berisha? Lapaj e përkufizoi më një fjali.
“Bashkimi Bardhi-Rithemelimi, nuk më thotë gjë fare, nuk bëj opozitë opozitës, por qeverisë”, përfundoi ai.