Arrestohet 18- vjeçarja nga Saranda, i jepte makinës pa patentë
Policia njofton se specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore të Komisariatit të Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasen M. N., 18 vjeçe, banuese në Sarandë.
Arrestimi i saj u krye pasi është konstatuar nga shërbimet e Policisë, në aksin rrugor “Sarandë-Ksamil”, duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Sarandë për veprime të mëtejshme.