Rrahu motrën, policia e Sarandës prangos 19- vjeçarin

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë arrestuan shtetasin A. Sh., 19 vjeç, banues në Sarandë.

Kjo pasi ditën e djeshme, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka dhunuar fizikisht motrën e tij 29-vjeçare, dhe ka goditur me send të fortë shtetasin Xh. E.

Materialet procedurale i kaluan prokurorisë kompetente, për veprime të mëtejshme.