Po drejtonin makinën në gjëndje të dehur, policia e Sarandës arreston tre persona

Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore të Komisariatit të Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasit:

 

•E. S., 39 vjeç, banues në Sarandë, A. M., 63 vjeç, banues në Greqi dhe K. D., 63 vjeç, banues në Finiq.

 

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi janë konstatuar nga shërbimet e Policisë, në akse të ndryshme rrugore, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.