Kryebashkiaku dhe deputeti i Vlores caktohen si te deleguar në Sarandë
Dega e PS Sarande ka nisur punen me qëllim fuqizimin organizativ dhe elektoral të strukturave të partisë në çdo nivel.
Ajo qe eshte vene re ne takimet e zhvilluara eshte ndryshimi i te deleguarve.
Per Saranden dy emrat e rinj te deleguar jane kryebashkiaku i Vlores Ermal Dredha si dhe deputeti i ketij qyteti Ilir Metaj.
Kryebashkiaku Vlores Dredha se bashku me homologun e tij Oltion Çaçi kane zhvilluar disa takime ne Ksamil.
“Vijojme takimet me organizatat e Partisë Socialiste, në Ksamil, së bashku me te deleguarin e Asamblesë Kombëtare, Kryetarin e Bashkisë Vlorë Ermal Dredha , me qëllim fuqizimin organizativ dhe elektoral të strukturave të partisë në çdo nivel.
Procese të tilla janë garanci e sukseseve të njëpasnjëshme elektorale të forcës sonë politike”, thuhet ne njoftim.
Ndersa deputeti i Vlores Ilir Metaj se bashku me kryetarin e deges se PS Sarande Eleron Gjoni jane ndalur ne Gjashte, Metoq, dhe Çuke
“Sarandë, Vijojmë takimet me organizatat e Partisë Socialiste, në Gjashtë, Metoq, Çukë së bashku me te deleguarin e Asamblesë Kombëtare, deputetin Ilir Metaj , me qëllim fuqizimin organizativ dhe elektoral të strukturave të partisë në çdo nivel.
Procese të tilla janë garanci e sukseseve të njëpasnjëshme elektorale të forcës sonë politike”, shkruan dega e PS Sarande.