Arrestohet në portin e Sarandës një 32- vjeçar i dënuar me burg
Shërbimet e Policisë Kufitare të portit të Sarandës, në bashkëpunim me shërbimet e DVP Korçë, ndaluan shtetasin S. L., 32 vjeç, banues në Korçë.
Kjo pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë e ka dënuar me 24 ditë burgim, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.
Materialet procedurale i kaluan prokurorisë kompetente, për veprime të mëtejshme.