Rama ndan lajmin: Shqipëria do të marrë pjesë në panairin gjigand të turizmit

Kryeministri Edi Rama është shprehur se Shqipëria do të marrë pjesë në një panair gjigand të turizmit në Madrid, i quajtur “FITUR Madrid”.

Përmes një njoftimi në Facebook, Rama bëri të ditur se panairi do të mbahet në datat nga 24-28 janar, me qëllim promovimin e destinacioneve turistike të vendit.

Rama tha gjithashtu se Shqipëria është një oaz i parajsave të vogla që qëndron me krenari përballë turizmit global.

”Shqipëria nis promovimin ndërkombëtar si një destinacion unik turistik me pjesëmarrjen në panairin gjigand të turizmit “FITUR Madrid”   nga 24 deri më 28 janar, për të prezantuar diversitetin e pasur turistik, një oaz i parajsave të vogla dhe mikpritjes shpirtërore që qëndron me krenari përballë turizmit global”, shkruam Rama.