Mesazhi i Aida Demit pas largimit nga ASHK Sarandë
Drejtoresha e ASHK Sarande, Aida Demi, ka bere nje reagim pas largimit nga ky institucion ku e drejtoi per me shume se 2 vjet.
“Pershendetje miq!
Ata qe me njohin e dine qe nuk flas shume sepse me pelqen te flase puna per mua megjithate sot ndjej detyrimin te them dy fjale zemre!
Pas 2vjet e 6muaj largohem nga pozicioni i drejtueses se zyres se ASHK.
Ka qene nder, privilegj, pergjegjesi te jem ne krye te nje institucioni kaq te rendesishem.
Ne cdo sekonde te kaluar ne ate karrige kam pasur vetem nje udherrefyes, LIGJIN! Punet e mira nuk behen vetem ndaj dua te falenderoj stafin e mrekullueshem te ASHK me te cilin jemi munduar qe cdo sfide ti pergjigjemi ne lartesine e duhur per ti sherbyer qytetareve. Sic dihet, Kadastra eshte ne nje proces evolutiv duke dixhitalizuar sherbimet dhe une personalisht jam e lumtur qe kam qene ne krye te ASHK Sarande gjate ketij procesi delikat por mjaft rezultativ.
Nuk dua te flas per shifra dhe arritje sepse jane aty, te prekshme!
Nuk dua te flas as per integritetin tim sepse ata qe kane marre sherbimin e dine kush eshte Aida Demi.
Per gjithcka tjeter, koha eshte aleate e se vertetes.
Dua ta mbyll me mirenjohjen per ata qe besuan tek une dhe mbi te gjitha per kedo qe kam ndare ditet ne krye te ketij institucioni.
Jeni me te miret! Ju dua ❤️”, shkruan Aida Demi.