“Mbështesim plotësisht SPAK-un”, Komisioni Europian i përgjigjet ashpër Greqisë për çështjen Beleri
Eurodeputetja greke Anna-Michelle Assimakopoulou u kundërshtua ashpër nga zyrtari i Lartë i Komisionit Europian Thoas Hagleitner, kur tha se çështja “Beleri” është një çështje europiane.
“Kjo çështje i takon drejtesisë, ne nuk komentojmë per çështje që janë në gjykim dhe për këtë çështje mbështesim SPAK-iun”, tha Hagleitner, shefi i Njësisë përgjegjëse për Politikat dhe Strategjinë Rajonale të Ballkanit Perëndimor, Fqinjësia dhe Negociatat e Zgjerimit në Komisionin Evropian.
Duke pretenduar se seanca ndaj Belerit ishte vonuar dhe se atij i ishte refuzuar leja për t’u larguar nga burgu për të folur në cilësinë e tij si kryebashkiak, eurodeputetja greke Assimakopoulou tha se çështja ishte më e madhe se sa një grindje e dy vendeve.