E rëndë në Finiq, 44-vjeçari gjendet i pajetë në banesën e tij (EMRI)
Gjendet i pajetë në banesën e tij në fshatin Dhivër të Bashkisë Finiq, Nikolla Kiço 44-vjec.
Kiço dyshohet se është përdorues droge.
Sakaq, policia e Sarandës ka nisur hetimet për rastin, ndërkohë që shkaku i vdekjes pritet të zbardhet nga ekspertiza mjeko-ligjore.
Mësohet se 44-vjeçari kishte dy muaj që ka ardhur në Shqipëri nga Greqia.