Tentoi të vjedhë një shtëpi në Finiq, procedohet penalisht 55- vjeçari

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë referuan materiale në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin L. Q., 55 vjeç.

Kjo pasi ditën e djeshme, dyshohet se ka tentuar të vjedhë në banesën shtetasit K. V., në Finiq.

Materialet procedurale i kaluan  Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.