Sarandë, Oltion Çaçi uron Krishtlindjen
Kryebashkiaku Sarandes, Oltion Çaçi, ka percjelle nje mesazh urimi diten e sotme me rastin e Krishtlindjes.
“Në këtë stinë magjike, kur dritat e Krishtlindjeve ndezin ëndrrat në sytë e të vegjëlve dhe të rriturve, le të përqafojmë ngrohtësinë e dashurisë dhe unitetit.
Gezuar Krishtlindjet me zemra të mbushura me dashuri, harmoni dhe optimizëm për ditët e bukura që na presin!”, shkruan Oltion Çaçi.
Besimtarët e krishterë, katolikë dhe ortodoksë festojnë Krishtlindjen, ditën e shënuar në kalendarin e festave fetare, ditën e lindjes së Jezu Krishtit.
Pas meshës së mesnatës për katolikët dhe asaj të mëngjesit për ortodoksët, nisin festimet familjare.