Fredi Beleri nuk betohet! GJKKO rrëzon kërkesën për leje, “e humbet” Vangjel Dule: Mjerë demokracia dhe drejtësia tonë

Fredi Beleri nuk do të betohet si kryetar i Bashkisë së Himarës. Vendimi është marrë sot në seancën e Gjykatës së Posaçme pas kërkesës së Belerit.

 

Kështu Beleri do të vijojë të qëndrojë pas hekurave me akuzën e rëndë të korrupsionit zgjedhor, pasi dy ditë para zgjedhjeve vendore të 14 majit u kap në flagrancë me prova filmike dhe audio regjistrime duke ofruar shuma të mëdha parash kundrejt blerjes së votave.

 

Në përfundim të seancës në GJKKO, ka reaguar i revoltuar deputeti Vangjel Dule, ndërsa me ovacione është pritur vendimi nga dhjetra përfaqësues të organizatës OMONIA të cilët sot kanë protestuar para SPAK.