Dhunoi ish të dashurën, policia e Sarandës prangos 32- vjeçarin
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin Xh. Ç., 32 vjeç, banues në Sarandë.
Kjo pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj ish të dashurës së tij.
Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.