Tuneli i Llogorasë, 5.1 miliardë lekë nga buxheti në 2024-ën
Në projektbuxhetin e vitit 2024 fondet për vijimin e punimeve për ndërtimin e tunelit të Llogorasë, llogariten 5.1 miliardë lekë.
Tuneli i Llogorasë 5.9 km i gjatë, një ndër veprat më të rëndësishme inxhinierike në vend, do të përfundojë në qershor të vitit 2024.
Ky tunel ka një ndikim të madh për zhvillim ekonomik të jugut të Shqipërisë dhe lidhjen infrastrukturore që do të bëhet me aeroportin e Vlorës.
Puna për ndërtimin e tunelit të Llogorasë ka nisur më 14 nëntor të vitit 2021.
Tuneli i Llogorasë nis nga ura e Shën Elizës në zonën e Dukatit, deri në urën e Palasës. Me një shpejtësi 50-80 km/orë, rruga do të përshkohet për 7-10 minuta.