Sarandë/ Dhunoi një person, procedohet penalisht 36- vjeçari
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin B. U., 36 vjeç, banues në Sarandë.
Kjo pasi ka goditur me grushte shtetasin F. Gj., gjatë një konflikti për motive të dobëta me të.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.