Rama: Hapen aplikimet për menaxhimin e stacioneve të plazheve për 2024-ën
Kryeministri Edi Rama bën të ditur se duke nisur nga sot janë hapur aplikimet për menaxhimin e stacioneve të plazheve për vitin 2024, për 30 ditë nga data e fillimit të aplikimit.
Në një postim në rrjetet sociale Rama shprehet e ky proces do kryhet online përmes e-Albania për të përgatitur që tani një tjetër sezon fantastik veror.
Të gjithë subjektet e interesuara për menaxhimin e stacioneve të plazheve mund të aplikojnë përmes platformës e-Albania duke zgjedhur shërbimin “Kërkesë për ushtrimin e veprimtarisë si stacion plazhi”.
Subjekti duhet të disponojë një strukturë akomoduese të kategorizuar nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit me hapësirë plazhi para strukturës akomoduese si dhe në afërsi me stacionin e plazhit.
Në rast se nuk ka strukturë akomoduese apo interes nga strukturat akomoduese si më sipër, subjekti duhet të disponojë një strukturë shërbimi me kapacitet mbi 20 tavolina dhe të ketë hapësirë plazhi pranë strukturës.