Sarandë, hapet gara për prodhomin e energjisë elektrike përmes paneleve fotovoltaike
Këshilli Bashkiak Sarandë do të diskutojë në mbledhjen e ardhshme për dhënien me qira të një sipërfaqe prej 175 hektarë. Kjo sipërfaqe do të jepet për zhvillim aktiviteti prodhim energjie nga burime të rinovueshme, nëpërmjet paneleve fotovoltaike.
Në njoftimin e Këshillit Bashkiak thuhet se pika 7 e rendit të ditës së mbledhjes, e cila do të zhvillohet ditën e premte më datë 27.10.2023 ora 11:00, do të jetë: P/vendim “Miratimin në parim të dhënies me qira, me konkurrim, të një sipërfaqeje prej 175 ha, pjesë e pasurisë me nr.8 dhe nr.15 zona kadastrale 2806, për zhvillim aktiviteti prodhim energjie nga burime të rinovueshme, nëpërmjet paneleve fotovoltaike”.
Zona e ndërtimit të këtyre paneleve fotovoltaike ndodhet ndërmjet Sarandës dhe Gjirit të Kakomesë.