Plagoset me thikë 36-vjeçari në Sarandë, kapet autori (EMRAT)
Një 36-vjeçar ka mbërritur i plagosur në spitalin e Sarandës.
Mesohet se i plagosuri është Leonard Poçi.
36-vjeçari është goditur me thikë në qafë, pas një konflikti për motive të dobëta.
Aktualisht, ai po merr ndihmën e parë në Urgjencën e Spitalit të Sarandës. Mësohet se Poçi është përdorues lëndësh narkotike, dhe me precedent penale për vjedhje.
Policia ka kapur autorin, 32-vjeçarin Dhimitri Terrolli dhe ka nisur hetimet për ngjarjen.