Mitsotakis në Tiranë për Samitin e Procesit të Berlinit, mediat greke: Do të kërkojë që Beleri të bëjë betimin
Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis do të jetë i pranishëm në Samitin që do të mbahet ditën e sotme në Tiranë, në kuadër të Procesit të Berlinit.
Mediat greke shkruajnë se kjo vizitë e kryeministrit grek, vjen edhe pas tensioneve të zhvilluara mes dy vendeve për shkak të çështjes së kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri.
Mediat greke raportojnë se Mitsotakis do të ngrejë çështjen e kryebashkiakut Beleri i cili ndodhet në qeli për blerje votash në zgjedhjet e 14 majit.
Kujtojmë se më herët, kryeministri grek e kishte bërë të qartë se çështja Beleri do të ketë pasoja në marrëdhëniet greko-shqiptare dhe do të ndikojë në vendimet e Greqisë për procesin e anëtarësimit të Shqipërisë.