EMRI/ U shoqërua me urdhër të SPAK, kush është zyrtari i urbanistikës në Sarandë

Këtë të enjte është shoqëruar në polici një zyrtar i Drejtorisë së Urbanistikës së Bashkisë Sarandë.

Paraprakisht thuhet se urdhri është dhënë nga SPAK. Nuk dihen ende detaje lidhur me operacionin.

Ky operacion për shoqërimin e zyrtarit të urbanistikës Ariel Balani është kryer nga Forcat Operacionale të Tiranës.