Zjarret Finiq/ Peleshi: Operacionet për shuarjen e tyre vijojnë nga toka dhe ajri
Operacionet për shuarjen e zjarreve në të gjithë territorin e vendit tonë kanë vijuar pa ndërprerje nga toka dhe ajri.
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi u shpreh sot se, aktualisht po punohet dhe është drejt shuarjes një vatër në fshatin Navaricë dhe një vatër e vogël zjarri në majën e malit mbi fshatin Livinë, në Finiq.
“Kanë vijuar pa ndërprerje nga toka dhe ajri operacionet për shuarjen e zjarreve në të gjithë territorin e vendit tonë.
Aktualisht po punohet dhe është drejt shuarjes një vatër në fshatin Navaricë dhe një vatër e vogël zjarri në majën e malit mbi fshatin Livinë, në Finiq.
Pika kritike është izoluar me sukses gjatë natës nga forcat tona operacionale duke parandaluar përhapjen e flakëve në fshat”, shprehet Peleshi.
Sipas ministrit Peleshi, Emergjencat Civile, janë në gatishmëri të përhershme për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve tanë përballë çdo situate e rreziku.