Vangjel Dule revoltohet me Censusin: Nuk po regjistrohen qytetarët grekë, po iu mohohet etnia dhe feja. Flijeni mendjen, Fredi Beleri do jetë kryebashkiak i Himarës
Kreu i partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, vangjel Dule deklaroi se Fredi Deleri do të jetë kryetari i bashkisë Himarë për katër vitet e ardhshme.
Sipas tij, himariotët e kanë bërë zgjedhjen e tyre dhe nuk ka asnjë afat ligjor që e pengon atë që të kryejë betimin e tij, sa kohë, vetë ai nuk ka refuzuar.
“Nuk ka asnjë afat ligjor që e kufizon z.Beleri që të kryejë betimin që nga momenti që ka shprehur dëshirën për t’ju përgjigjur ligjit dhe Kushtetutës.
Që nga momenti që Beleri nuk ka refuzuar që të kryejë dënimin nuk ka asnjë dispozitë ligjore që çon atë në përfundim të mandatit. Z.Beleri është kryetari i zgjedhur i Himarës dhe si i tillë do ta drejtojë atë, dhe mandati i tij përfundon në 2027-ën”, tha Dule në fjalën e tij për mediat.
Ndërkohë, Dule denoncoi edhe procesin e zhvillimit të Censit të Popullsisë dhe Banesave, ku sipas tij po kryen shkelje, sidomos sa i përket regjistrimit të përkatësisë etnike.
Dule hedh akuza mbi regjistruesit se nuk i pyesin qytetarët mbi përkatësinë etnike, gjuhën dhe fenë, duke i konsideruar ato fakultative.
“Nuk lihet njoftim me shkrim siç e kërkon ligji në ato banesa ku nuk gjendet një qytetar.
Kemi raste të denoncuara në Tiranë, Korçë, Sarandë, ku nuk u drejtohen qytetarëve, pyetjet në lidhje me përkatësinë etnike, gjuhën apo elementë fetar.
Ku qytetarët kërkojnë që të deklarojnë këto elemente u thuhet se janë fakultative. Fakultative është përgjigja e qytetarit.
Kemi dhe raste si në Sarandë, që kur kërkoi me insistim të regjistrohet përkatësia e tij etnike greke, u pyet nëse ishte i sigurtë, dhe vetëm pas një insistimi të vazhdueshëm u regjistrua.
Në shtëpinë e drejtuesit të OMONIA, kur regjistruesi po plotësohet dokumentacionin dhe regjistronte pjesëtarët e familjes, regjistruesi mohonte të regjistronte pjesëtarë familjeje duke thënë se ‘nuk është këtu’
Kemi të bëjmë me shkelje flagrante të cilat janë shoqëruar edhe me një retorikë agresive nacionaliste edhe në media.
INSTAT, urgjentisht të ndërhyjë tek regjistruesit që të shpëtojë procesin në shndërrimin e tij në një farsë e parodi”, përfundoi Dule.