S’ka liri për Fredi Belerin

Nuk ka liri për Fredi Belerin, paçka presionit të madh nga Athina.

Në një seancë të radhës ku ai kërkoi ndryshim mase arresti për të vijuar të gjykohet në liri, Apeli i GjKKO-së vendosi për “Jo”, duke lënë kështu pas hekurave njeriun që fitoi me një grusht votash Bashkinë e Himarës, përkundër çdo arithmetike të vendosur që në Reformën Territoriale të 2014-ës.

Beleri akuzohet për blerje votash, akuzë që i është bërë nga SPAK. Ai u arrestua në flagrancë pak ditë para votimeve, gjë që koniçidoi me një sulm të ashpër verbal të Ramës ndaj tij, duke e akzuar dhe patriotikisht si vrasës të mundshëm të dy ushtarakëve shqiptarë në masakrën e Peshkëpisë në ‘94-ën, në repartin ushtarak afër kufirit me Greqinë në Gjirokastër.

Por Rama thotë se nuk ka aspak gisht në arrestimin e tij dhe se është një çështje që i takon drejtësisë, përkundër pretendimeve se në këtë rast ai po dikton drejtësinë.

Tashmë, Beleri, ose ndryshe njeriu i Athinës me mision marrjen e Himarës, jo si teknokrat por si misionar helenistik, duhet të presë gjykimin ndaj tij, nga i cili do vendoset nëse do jetë apo jo në krye të Himarës, do jetë dalë në liri apo do vijojë në qeli.