”Rama se çon në mendje dorëheqjen”, Blendi Klosi: E ka treguar edhe se kur do të largohet
Sekretari i Përgjithshëm i PS, Blendi Klosi thotë se nuk është vetëm përçarja e opozitës ajo që po i çon socialistët në fitore në zgjedhje, por edhe forca dhe organizimi shumë i mirë i partisë ku ai merr pjesë.
Për Klosin, nuk ka asnjë arsye pse kryeministri Edi Rama duhet të largohet nga drejtimi i vendit dhe i PS, teksa shtoi se Rama e ka bërë të qartë se do të ikë kur të mos e votojnë më shqiptarët.
“Edi Rama e ka thënë që do iki kur të mos më votojnë shqiptarët. As i shkon në mendja të japë dorëheqjen. Ne po shkojmë në fitoren e 7 nga 8 gara të realizuara, një prej të cilave e vjedhur.
Çdo garë po e fitojmë më thellë nga e mëparshmja. PD nuk i merr dot aq bashki sa gishtat e duarve dhe kjo për shkak të punës së PS. Ne jemi të fortë dhe jemi fitues”, tha Klosi.