Onjea, çifti i artizanëve që prezantojne Sarandën brenda dhe përtej Shqipërisë
Nga Gjon LEKDUSHI
Anila dhe Dritan Onjea janë, çifti i artizanëve që prezantojne Sarandën brenda dhe përtej Shqipërisë.
Më teper sesa origjina e tyre nga treva labe, është pasioni dhe delikatesa për te bukurën, që e ka lidhur punën e këtij çifti artizanësh sarandiotë me guackat dhe magjitë që zgjojnë thellësitë e detit në produktet suvenire që nxjerrin nga duart e tyre.
Sa në panairin mbarëkombëtar të suvenireve me qasje mjedisore në Sarandë, aq edhe ne Himarë , Tiranë , Korçë e vsie te tjera shqiptare në Kosovë.
Onjea janë kurdoherë të pranishëm jo vetëm në Sarandë me suveniret e tre te detit, po edhe në Ulqin të Malit të Zi; edhe në Selanik të Greqisë, edhe ne Bullgari e Kroaci, edhe në Slloveni e vende të tjera ku i ftojnë ose ndjekin kalendaret kulturore e artistikë të këtyre vendeve.
Onjea-t e Sarandës demnstrojne here pas here edhe punimet artizanale drejtperdrejt për publikun.
Nje tjetër dimension i çiftit të artizanëve në Sarandë, Anila dhe Dritan Onjea ësht edhe pune me përkushtim për ta përcjellë këtë art tek femijët dhe të rinjte e interesuar.
-Zanati nuk jepet po fitohet?-e pyesim Dritan Onjenë , duke i kujtuar sentencën e moçme.
-E japim me gjithe deshirë kur shohim se ka të rinj që duan ta përvetësojmë me shpirt, tregon Tan Onjea.