Akuzohet për rrëmbimin e Leonard Theodhorit dhe Fatmir Sulovarit: Gjykata e Sarandës lë në burg Albi Mëcinin
Ashtu siç kishte kërkuar prokuroria, Gjykata e Sarandës mbylli në qeli pa afat 29 vjeçarin Albi Mëcini, i akuzuar për rrëmbimin dhe mbajtjen peng të Leonard Theodhorit dhe Fatmir Sulovarit, dy personazhe me precedentë kriminal në këtë qytet.
Ai u transportua nga ambientet e paraburgimit me forca të shtuara të policisë në Gjykatë.
Mëcini nuk ka dhënë shpjegime para hetuesve dhe nuk ka pranuar krimin, megjithatë Policia thotë se nga hetimet disamujore të kryera, ka dokumentuar se 29-vjeçari në bashkëpunim me Sebastjan Latajn, 25 vjeç, i shpallur në kërkim janë dy nga autorët e ngjarjes së rëndë.
Leonard Theodhori dhe Fatmir Sulovari, të dy të njohur për policinë për shkak të precendetëve penalë, u dënoncuan të zhdukur nga familjarët në prill të këtij viti dhe pavarësisht kërkimeve të bëra, autoritetet ende nuk kanë gjetur trupat e tyre.
Të enjten, në 31 gusht, Albi Mëcini u la në burg pa afat edhe nga Gjykata e Fierit, për akuzën e sigurimit të kushteve për vrasje, pasi u kap dy ditë më parë në këtë qytet, me 21 kg lëndë eksplozive e montuar për shpërthim në distancë.